Pavarësisht se duket e pamundur, artikulohet mundësia për një rikthim të marrëveshjes LVV-LDK për qeverisjen e vendit.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, paralajmëron një vendim të ri për marrëveshjen me Kurtin.
Osmani e quan gabim historik për vendin, nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Deklaratat, Osmani i bëri pasi LDK njoftoi se do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe atë të Kryesisë, por që më pas u bë e ditur se ato janë shtyrë për të hënën.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar zgjedhje të reja, pas rrëzimit të qeverisë me mocion mosbesimi, nismë e aleatit në koalicion, LDK.
Ndërsa Presidenti Thaçi ka kërkuar një emër të ri për Kryeministër.
Në një reagim të fundit, BE ka theksuar se zgjedhjet e reja, janë e vetmja zgjidhje në Kosovë.