Kryeministri Edi Rama, nuk e ka lënë pa përgjigje fjalimin e deputetes Rudina Hajdari në parlament edhe pse kundër këshillave të grupit të tij. Me shprehjen se opozitën nuk e zgjedh, nuk e ke, Rama u shpreh se në fjalimet e saj, ngjan si dy pika uji me opozitën jashtë parlamentit.
“Opozitën nuk e zgjedh, por e ke. E kishim opozitën këtu nën udhëheqjen e atyre që e hoqën, tani kemi opozitën këtu, me ata që nuk shkuan pas tyre. Por në fjalimet tuaja z. Hajdari jeni si dy pika uji me ata që s’janë këtu. Nëse ka një ndryshim mes jush e kryetarit të ish partisë tuaj, ai gënjen me dashje, ju gënjeni pa dashje. Ai bën sikur s’kupton, ju nuk kuptoni. Nëse do bëja një krahasim me temën, fjalimet e tua janë si ndërtime pa leje komplet.
Flasim për temë konkrete ju kaloni nga betonizimi te spital, nënat që ulërasin, te PPP, nga kontrolli mjekësor te bllokur në Tiranë, një bolori fjalësh pa e ditur se c’po ndërton nuk dini të dalloni fantazinë, gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh, kur mendon se flisni në emër të të resë që vjen këtu për të shembur të vjetrën.
Ca do bëni ju, dhe kush do e bëjë me ju këtë. Sistemoni rrugët e mendimit dhe të formulit të fjalëve e fjalive. Keni një kapacitet dëgjimi të ulët, ndryshoni komplet fjalët që pretendoni se ju kundërvihemi. Thash kam qenë kryetar bashkie e ju reforova një problematike që ka lidhje me sistemin. Se ku e keni gjetur fjalën betonizim, natyrisht në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi, pa patur parasysh raportin me të vërtetën. Jemi në 2020, jo në vitin 0. Ca flet.. për ca vjen e merr fjalën, cfarë thua, c’lidhje kanë gjithë këto sallata fjalësh që gatuan në foltoren e parlamentit. Betonizim. E di ti cfarë është betoni? Është gur artificial. Ke parë qytete në Botë të ndërtuar me kashtë?
Mora fjalën jo për polemikë me ju, duam s’duam ju jeni opozita. Kaq keni, kaq bëni kaq thoni. Edhe që mos flasim, nuk shkon. Por meqë sollët të gjitha veshgjatësitë nga ata që ju udhëhiqnin juve dje, ia vlen të harxhoj pak kohë. “ u shpreh Rama.