Nga Artur Ajazi
Si nuk folët një fjalë të mirë o faqezinj, si nuk thatë njëherë “të lumtë” o faqezinj, si nuk lexuat njëherë një deklaratë shprese o faqezinj, po si nuk ndollët njëherë mbarë mbarësi o faqezinj.
Po si nuk dolët njëherë të flisnit dhe dërdëllisnit si njerëz normalë o faqezinj, si nuk ndryshuat njëherë kursin e drejtimit o faqezinj, si nuk u shkëputët njëherë nga e keqja dhe e zeza o faqezinj, si nuk u foli njëherë zemra fjalë të ëmbëla për shqiptarët o faqezinj.
Po si nuk e kuptuat njëherë vendin ku ndodheni o faqezinj, si nuk e pranuat njëherë të vetme se jeni fundi kavallit o faqezinj, si nuk e larguat njëherë të vetme jezitin që ju ka pushtuar mëndjet dhe shpirtin tuaj o faqezinj.
Dhe kjo po ndodh edhe në këto ditë kur shqiptarët më shumë se kurrë janë bashkuar si një grusht i vetëm, për të ndalur dhe fituar mbi të keqen o faqezinj.
Si nuk e pranuat njëherë të vetme, se nuk ju beson, dhe nuk ju dëgjon më njeri o faqezinj, sepse jeni të formëzuar nga jeziti, për të qenë deri në fund të shtrëmbër.
Po si nuk u afruat njëherë të vetme pranë sofrave të hallexhinjve o faqezinj, si nuk e pranuat botërisht njëherë të vetme, se ju kurrë nuk vini në pushtet me jezitin dhe gjuhën e helmuar që keni. Si nuk ju gjendët pranë njëherë të vetme shqiptarëve o faqezinj, por gjithmonë u ngjallni atyre neveri, panik, tmerr, dhe krrupë.
Po si nuk pushuat njëherë së shari dhe ofenduari, edhe në ditë të vështira këdo që e shihni se nuk e përmbysni dhe nuk e shtyni dot, sepse jeni të paaftë dhe të pafuqishëm.
Keni mbetur vetëm në bunkerin e ish-Ushtrisë Popullore o faqezinj, dhe nuk dini çfarë bëhet, dhe çfarë ndodh jashtë tij, por dëgjoni vetëm jezitin, dhe dridheni para kërrbaçit të tij.
A mendoni se do t’ua falin shqiptarët këto që bëni o faqezinj, mendoni se do të harrojnë ata, se ju i panikosni dhe i vrerosni, edhe kur ka lajme të mira, edhe kur lind shpresa për fitoren e padiskutueshme, mbi të keqen.
Kyçuni në bunker o faqezinj, dhe dilni prej andej kur tu japë leje jeziti, por pasi tu ketë zhdëpur mirë me kërrbaç, sepse vetëm ashtu jeni mësuar që në djep ju.