Dhëndri 20 milionë eurosh i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është rast unik në botë, pasi publikisht luan me kauzën e mbrojtjes së mjedisit dhe në prapaskenë pasurohet në kurriz të po mjedisit.
Standardi i dyfishtë i dhëndrit miliarder që sillet me turne si “ambientalist”, u konfirmua me zaptimin e kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ndërtoi pallate me vlerë prej 20 milionë eurosh.
Teksa publikisht bënte sikur shqetësohej për plehrat, për incerneratorët, për betonizimin e qyteteve, privatisht i përkëdheluri Abi grabiste kompleksin sportiv “Partizani”.
Për të mbledhur çdo qindarkë të mundshme të banorëve, ai ka hapur një kompani që do administrojë kompleksin 20 milionë euro me 17 pallate.
Çdo banor i këtij kompleksi paguan 30 mijë lekë të vjetra në muaj për shërbime që nuk i marrin dhe “taksën” do ta mbledhë administratori i caktuar nga Abi.
Ambientalisti “i papastër”
Mbajtja pastër dhe mbrojtja e ambientit është pika e panegociueshme e çdo ambientalisti. Por siç duket, kjo devizë e shenjtë bën përjashtimin për ambientalistin me turne Jamarbër Malltezi.
Banorë të këtij kompleksi ankohen se papastërtia në shkallë është e përditshme, pavarësisht se të gjithë paguajnë një shumë prej 30 mijë lekësh (të vjetra) në muaj për Administratorin e Pallatit.
Situatë paradoksale, kur mendon se kompleksin e administron dhëndrri i Berishës, miliarderi që i prehet barku për mjedisin.
Por papastërtia në kompleksin 20 milionë euro nuk përbën problem për Abin, pasi vetë ambientalisti “i papastër” jeton në një vilë vanitoze në Gjirin e Lalzit (lagjja e preferuar e politikanëve, oligarkëve dhe të fortëve).
Dhëndri i Berishës mendon dhe për diskoteka
Pas hapjes së palestrës, dhëndri ambientalist ka menduar të hapë edhe diskoteka, hotele, bare dhe restorante.
Në veprimtarinë e shoqërisë që mbledh 30 mijë lekëshat për dhëndrin e Berishës përfshihen: Shitje – blerje të pasurive të paluajtshme; Dhënie me qira të pasurive të paluajtshme; Mirëmbajtje të pronave të paluajtshme.
Shoqëri Administrimi per administrimin dhe mirembajtjen e pronës së përbashkët në godinat e banimit, administrimi i bashkepronësisë në ndërtesa.
Hapja, menaxhim dhe shfrytezim të çdo lloji dhe madhesie bare, restorante, hoteleri turizëm, fast food, diskoteka dhe lojra argëtuese për fëmijë, etj të ngjashme.
“Administratori do të ushtrojë lirisht dhe pa kufizime kompetencat e mësiperme qe perfshijne vlera financiare deri ne 500.000 (peseqind mije) leke ne muaj”, thuhet në ekstraktin e regjistrit tregtar rreth aktivitetit të subjektit.
Edhe pse nuk ofron asnjë shërbim për banorët, Malltezi ka vendosur që të mbledhë çdo qindarkë të tyre. Papastërtinë po mendon ta kompensojë me muzikë.(Shqip)
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp