Me tension e debate është shoqëruar fjala e nën/kryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi sot në seancë plenare, ndërsa seanca u ndërpre për pak caste. Shkak është bërë reagimi i deputetëve të opozitës, pasi kryesuesja e seancës, deputetja e PS, Vasilika Hysi nuk i ka dhënë fjalën deputetit Myslim Murrizi.
“Nuk më thua ti kur flas, harroje, më jep fjalën,” iu drejtua Murrizi, nënkryetares Hysi, e cila në përgjigje kërkoi prej tij të respektojë etikën. Pas kësaj, deputetë të tjerë, kanë bllokuar foltoren duke penguar foltoren.