Ministri i Rindërtimit, Arben Ahemetaj në studion e Abc News ka folur për paketën financiare të qeverisë, teksa është vënë në krye të punës për përballimin e situatës nga koronavirusi.
Ahmetaj Theksoi pranoi se nuk e ka parë kurrë Shqipërinë në këtë gjendje, ndërsa tha se ekonomia do të pësojë një goditje të rëndë.
“Unë kam 30 vjet që punoj në ministrinë e Financave. Nuk e kam parë Shqipërinë asnjëherë si sot, ti numërova 92, 97, 2013. Është hera e parë që e shoh. Ne jemi te skenari A, unë shpresoj që të mos kalojmë te asnjë skenar tjetër. Shkon 60-70 milion dollar e kemi goditjen këtë muaj, muajin tjetër e kemi dyfish. Po e di çdo të thotë të humbasësh 400 milion dollar në 3 muaj. Nëse ne humbasim në mua 12 miliard të ardhura i bie që aq janë pensionet. Nuk është e kollajtë që të menaxhojë situatën”, tha ai.
I pyetur për PPP-të mjaft të diskutuara, teksa janë edhe një kërkesë e opozitës për tu anuluar, ministri tha se janë shërbime dhe një pjesë e tyre preken nga plani A i qeverisë.