Policia në Francë është fotografuar duke ndaluar me forcë një grua që raportohet se nuk pranoi të zbatonte karantinën mbarëkombëtare.
Njësoj si në Kinë, policia franceze merr me forcë gruan e
Qeveria franceze vendosi dje masa të reja që synojnë mbrojtjen për frenimin e koronavirusit, duke ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre pa leje.
Njësoj si në Kinë, policia franceze merr me forcë gruan e
Policia dhe ushtria po patrullojnë rrugët në të gjithë Francën për të zbatuar urdhrat.
Pamjet e postuara në mediat sociale treguan një grup oficerësh, disa prej tyre të armatosur, duke mbajtur një femër poshtë, në rrugën “Rue Poulet”, në Paris, ndërsa ajo lufton dhe bërtet ndaj tyre.
Mendohet se gruaja është ndaluar, sepse nuk dispononte asnjë certifikatë për të lejuar lëvizjen e saj.
Njësoj si në Kinë, policia franceze merr me forcë gruan e
Kufizimet e reja hynë në fuqi mesditën e djeshme dhe aktualisht janë caktuar të zgjasin 15 ditë. Ato përfshijnë ndalimin e tubimeve publike, përfshirë aktivitetet themelore si ecja jashtë.
Mund të merren formularët që lejojnë banorët të largohen nga shtëpitë e tyre për të marrë pajisje mjekësore ose ushqim.