Bashkëshortja e balerinit shqiptar Kledi Kadiu, Charlotte, ka publikuar një postim emocionues në rrjetet sociale në lidhje me djalin e tyre të sëmurë, i cili në muajin gusht do të mbushë dy vjeç.
“Gabriel, një ditë do të tregoj sa i fortë je ti. Do të ndaj momentet që kemi kaluar së bashku, por edhe ato që nuk kam qenë aty. Do ta bëj sepse ti meriton të dish të vërtetën absolute dhe të mbash mend se shpeshherë sfidat më të vështira fshehin peizazhe të mrekullueshme që të japin frymëmarrje.
Ti je tashmë pamja ime, sepse çdo ditë që kalon me ty është një shfaqje e çmuar që vlen më shumë se çmimi i një bilete ❤️.” – shkruan ajo në rrjetet sociale.
Edhe balerini shqiptar, Kledi Kadiu, ka komentuar në postimin e bashkëshortes së tij. “Dashuria jonë e madhe!” – shkruan ai.
Në muajin shtator, Charlotte ka qenë ajo që për herë të parë ka folur për sëmundjen e djalit. Ajo ka shprehur falënderimin për të gjithë ata që i kanë shkruar dhe mbështetur në këtë periudhë kaq të vështirë.
Në muajin gusht Kledi dhe Charlotte u bënë prindër për herë të dytë ku erdhi në jetë Gabriel.
“13 ditë pasi erdhi në jetë i vogli shfaqi shqetësime si temperaturë të lartë konvulsione të rënda, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse, meningjit-encefalit”-tha ish-balerini i Amici në mars të vitit 2022.