Robet Aliaj ka komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë për të cilën u shpreh se ajo që e shokoi, ishte arsyeja pse erdhi e gjithë kjo.
Ai tha se sa i përket performancës ishte skandaloze sepse nuk është vetëm çështje vizuale, por aty çdo komponent muzikor nuk funksiononte fare. Sipas tij, përgjegjësi është ai që jep vendimin për tu përfaqësuar me kështu nivelesh.
“Mua nuk më shokoi performanca dhe niveli artistik i performancës në të gjitha aspektet e veta, por më shokoi arsyeja pse erdhi kjo gjë. Dhe të gjithë e dimë se kjo ndodh pa bërë një debat bosh, dhe të flasim me gjuhë artistike.
Pas 30 vitesh është koha të heqim dorë nga të gjitha këto gjërat e vogla dhe ti futemi seriozisht asaj që bëjmë dhe ta bëjmë për veten tonë për të qenë të ndershëm me veten tonë. Me njerëz që na përfaqësojnë si dihet dhe këtu e kam fjalën për organizimin, nga koka deri te punëtori i skenës. Dhe kjo ishte arsyeja pse reagova unë.
Sa i përket performancës ishte skandaloze sepse nuk është vetëm çështje vizuale por aty çdo komponent muzikor nuk funksiononte fare.
Aq sa thuhet në skenë thuhet dhe në kërcim. Kishte një figurë skenografike dhe kishte figura baleti, por aty ishte një paçavure totale, ku as nuk u kërcye në fakt dhe ajo që i vuri vulën ishte performanca histerike ku ulërihej dhe s’kishte as strukturë dhe melodi. Vetëm dëshira për të mbuluar seksin dhe të thuash pastaj që turma më pëlqeu.
Një delir injorant dhe papërgjegjshmërie. Përgjegjësi është ai që jep vendimin për tu përfaqësuar me kështu nivelesh. E gjitha është te radio televizioni, te boshti”.