Nga sot me heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë mallrat mund të futen në Kosovë edhe pa iu referuar Kosovës si Republikë.
Vendimi që është marrë sot në Qeverinë e Kosovës i është dërguar menjëherë Doganës, prandaj maunet nga Serbia mund ta bëjnë rrugën e tyre drejt Kosovës pa pengesa që ia vuri qeveria Kurti.
Punonjësit e Doganës deklaruan për “Klan Kosova”: “Ne do të vazhdojmë punën siç ishte para taksës dhe reciprocitetit. Mallrat që hyjnë do t’i referohen Kosovës në bazë të legjislacionit në fuqi të Kosovës dhe nuk lejohet përdorimi i termeve fyese”.
Deri para dy ditësh, në Kosovë erdhën 20 kamionë serbë që iu referuan Republika e Kosovës, ndërsa 13 të tjerë ishin kthyer në mungesë të zbatimit të vendimit.