Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi vizita në jug të Shqipërisë. Rasti është komentuar nga avokati Spartak Ngjela gjatë një emisioni televiziv, ku tha se ai u prit nga shumë pak njerëz.
Avokati Ngjela, u shpreh se në vendiin ku bëri vizitën kryeministri grek, nuk ka grekë.
Ai shtoi për news24, se kryeministri Edi Rama nuk e njeh mirë historinë dhe apeloi që ajo nuk duhet të preket.
“Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë. Asnjëherë nuk e kanë konsideruar vetë grekët minoritet Himarën, e duan shumë, por nuk ndez.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Këto janë kot, nuk e di çfarë bën Rama. Rama nuk e njeh mirë historinë. Këta duhet të diskutojnë për heqjen e ligjit të luftës.
E mbajnë sepse ka frikë që Shqipëria të mos kërkojë tokat deri në Prevezë. Këta tjerët janë të ardhur të tërë. Kurse 4-5 mln që janë arvanitasit janë të tanët pavarësisht se nuk flasin shqip se i kanë ndaluar dhe janë histori të mëdha. Rama e di të vërtetën për gjyqin që do të bëhet.
Historia e konfliktit ë Korfuzit. janë dëmtuar dy anije angleze. Kjo u quajt incidenti i Korfuzit dhe e hodhën në Gjykatë Ndërkombëtare dhe Enver Hoxha e pranoi. Strasburgu e hetoi dhe tha se anijet ishin brenda territorit shqiptar. Enver Hoxha atje e çoi kufirin ku tha Strasburgu. Pagoi paratë, ata kishin arin. E mbajtën atje deri sa të paguanin dëmshpërblimin. Në fuqi qe dhe është vendimi i Strasburgut”, tha ai.
Ndër të tjera shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbështetet te Strasburgu.