Sasisë prej 3.4 mln euro të sekuestruara në makinat “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në vitin 2018 u ka dalë pronari. Biznesmeni gjerman, Karlos Riszato, kërkon kthimin e miliona eurove të cilat vijojnë të jenë të sekuestruara nga SPAK.
Me ligjin shqiptarë por edhe me çdo ligj europian parat e pa deklaruara mbi 10 mijë dollarë sekuestrohen dhe nu i kthehn pronarit aq më tepër kur ata fshihen dhe gjenden pas dyshimeve të policisë. Mirëpo një idiot gjerman që hiqet si biznesmen, i cili paska transferuar në rrugë klandestine 3.4 milion euro për t’i investuar në Shqipëri ka habitur drejtësinë shqiptare. Se si mund të investosh në Shqipëri me para të futura ilegalish, vetëm ky person e di. Apo, ndoshta ky idiot e di Shqipërinë si vend zulush, ku nuk as Banka dhe as shtet dhe ka dëgjuar se paraja hyn del dhe investohet ku të duash e si të duash.
Në fakt legjislacioni shqiptarë është shumë më i rreptë se ai gjerman, pavarësisht se korrupsoni bënë shmangie të ligjit, por kjo nuk do të thotë se parat mund të kthehen ndonjëherë.
Gjykata e Strasburgut jep një tjetër vendim kundër Shqipërisë. Zbardhen detajet zyrtare
Biznesmeni thotë se janë paratë janë të tijat e i kishte për të investuar. Seanca do të mbahet javën e ardhshme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar. Do të jenë gjyqtarët që do të shprehen me vendim nëse paratë do i jepen biznesmenit gjerman apo do i kalojnë në favor të shtetit.
Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”. I pandehuri përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar duke vuajtur përfundimisht 1 vit burg ndërkohë që në të njejten dosje u denua edhe Agim Ceka për “armembajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj heqjue lirie.
Një vit më parë, organet e drejtësisë vendosën të pushojnë hetimet dhe akuzat ndaj personave të tjerë të dyshuar për këtë çështje, Edi Lika, Alfred Vladi, Kevi Cani dhe Alban Mollaymeri.
Elvis Vladi dyshohej se ishte porositësi i makinave “Toyota”, ndërsa Agim Çeka ishte shoferi i makinës që solli automjetet.