• Kontakt
Monday, June 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Nga prodhimi i uiskit tek ai i dezinfektantëve: Kompania e njohur ndryshon produket që prodhon

25/03/2020
in Bota
A A
Nga prodhimi i uiskit tek ai i dezinfektantëve: Kompania e njohur ndryshon produket që prodhon
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa bota lufton me koronavirusin, mungesat e dezinfektuesve po bëhen gjithnjë e më problem. Kjo po bën që disa kompani si një distileri e vogël në Folls Çërç të Virxhinias të gjejnë mënyra krijuese për të ndihmuar. Korrespondenti Ozlem Tinaz i Zërit të Amerikës vizitoi objektin dhe përgatiti këtë raport.

Dezinfektuesi i duarve është një nga gjërat që amerikanët kanë blerë më së shumti që nga shpërthimi i koronavirusit, dhe që ka lënë bosh shumë rafte dyqanesh të produktit.

Për të përmbushur kërkesën disa sipërmarrës po bëjnë dezinfektues me përmbajtje të lartë alkooli.

Falls Church Distillery është një nga këto biznese. I njohur për prodhimin e tij të uiskit, FC Distillery po merret tani me prodhimin e dezinfektuesve të duarve.

“E kemi kthyer fabrikën për prodhimin e dezinfektantëve për duart. Është i njëjti lloj procesi që kemi përdorur për uiskin; alkooli është baza që ne përdorim për të bërë shumë nga produktet tona të tjera“, thotë Michael Paluzzi, themelues i kompanisë.

Por prodhimi varet nga qasja tek lënda e parë.

“Tani,ne,jemi duke prodhuar rreth 1 mijë litra dezinfektues. Mund ta bënim lehtë këtë çdo ditë nëse do të mund të merrnim fur izime. Ne mund të marrim furnizime vetëm çdo dy a tre ditë sepse nuk ka shumë kamionë që punojnë … “, thotë Michael Paluzzi.

Punonjësit thonë se janë të kënaqur që po e ndryshojnë modelin e tyre të biznesit sepse ndihmon komunitetin dhe i mban ata të punësuar.

“Shkova në Amazon thjesht për të parë çfarë mund të blije dhe duket se njerëzit po blejnë gjithçka, kështu që është mirë të bëhesh një lloj ndihme për komunitetin dhe të kesh një punë. Në fakt, ndihem vërtet me fat tani”, thotë Kallie Stavros.

Banorët e vlerësojnë këtë përpjekje.

“Kjo është një ide e shkëlqyer që, mbush një boshllëk në treg dhe bizneset e vogla po punojnë së bashku për ta bërë këtë“, thotë Mattth Quinn.

Paluzzi thotë se është e rëndësishme të rrisësh moralin e njerëzve dhe të mos përfitosh nga frika e tyre duke rritur çmimet.

“Çmimi është i rëndësishëm për ne. Ishte shumë e rëndësishme të mos rrisnim çmimet. Njerëzit blejnë letër higjienike ose dezinfektues duarsh, dhe pastaj disa ngrejnë çmimet pa shkak. Kjo është pjesë e asaj që ne po luftojmë të mos ndodhë. Ne duam të plotësojmë kërkesat duke e mbajtur çmimin të arsyeshëm“, thotë Michael Paluzzi.

Stavros thotë se kjo qasje e re mund të zgjasë më shumë nga sa pritet.

“Kjo do të na mbajë të zënë për një farë kohe, jam i sigurt. Për sa kohë ka nevojë për dezinfektues duarsh, ka gjasa më shumë se për disa muaj; ne do të jemi këtu për të ndihmuar“, thotë Kallie Stavros.

“Të gjithë po përpiqemi të bëjmë sa mundemi. Të shohësh bizneset e vogla që ndihmojnë dhe që japin këto lloj shërbimesh është fantastike”, thotë Matthew Quinn.

FCDistilleryaktualisht shet një shishe dezinfektuesi prej rreth 4 litrash për 29 dollarë që sipas pronarit Paluzzi është sa gjy

Share211Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In