Ishte një kohë kur Jackson Martinez shkëlqente te Porto me mbi 70 gola dhe tërhiqte vëmendjen e gjysmës së Europës, aq sa Milani ishte të paguante 35 mln euro, por për këtë shifër kolumbiani zgjodhi Atletico Madrid.
Nga aty nisën problemet… Vetëm gjysmë sezoni dhe transferim në Kinë te Guangzhou, ku gjithashtu nuk është se la gjurmë. Në dy vjet, vetëm 4 gola në 10 ndeshje.
Rikthim në Europë dhe Portugali, ku e priti Portimonense. Dëmtimi në kavilje e mbajti gjatë jashtë, por në fund të sezonit, 33-vjeçari është duke reflektuar për të varur këpucët në gozhdë, pasi fizikisht nuk është më ok. Lajmi është bërë me dije nga “O Jogo”.