“Ne jemi në luftë kundër një virusi që po kërcënon të na shkatërrojë nëse e lejojmë atë.” Ky është mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus për drejtuesit e G20.
Kreu i OBSH gjithashtu përshëndeti angazhimin e udhëheqësve të G20-tës për të bërë “gjithçka të nevojshme për të kapërcyer pandeminë” dhe bëri thirrje për një luftë të përbashkët.