“Nën një portokalle moj” ‘çmend’ Gjermaninë, videoja që po bëhet virale në rrjet

Në dasmat tradicionale shqiptare kënga “Nën një portokalle moj” është një ndër më të preferuarat. Por kjo këngë kësaj here i ka ‘rrëmbyer’ zemrën edhe publikut gjerman. Në videon e bërë virale në rrjet shihet se si një orkestër gjermane që interpreton këngën popullore në një festival në Gjermani pëlqehet shumë.

Nga ana tjetër ovacionet e publikut nuk janë kursyer dhe shikohen teksa e kanë shoqëruar muzikën me duartrokitje. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme. /Top Channel