• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Në qendër të Prishtinës do të gdhendet buzëqeshja e Nexhmije Pagarushës

10/11/2021
in Diaspora, Nostalgji
A A
Në qendër të Prishtinës do të gdhendet buzëqeshja e Nexhmije Pagarushës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e sotme, muralet paraqiten përmes artistëve në çdo stil grafik të mundshëm: abstrakt, foto-realist, surrealist, ekspresionist dhe grafiti etj.

Së fundmi, muralet janë bërë objekte qendrore të komunitetit që i bashkojnë njerëzit për të festuar trashëgiminë dhe historinë e kulturës së tyre.

Profesoresha në Akademinë e Arteve në Barcelonë dhe artistja e njohur e muraleve, Alba Fabre, është duke punuar në Kosovë mbi figurën e jashtëzakonshme të Nexhmije Pagarushës, e cila ka filluar me realizim sot, e qw pritet tw pwrfundojw deri nw fund tw javws.

Lebibe Topalli nga Mural Fest, e cila është edhe organizator i këtij projekti ka thënë për KultPlus, se dimensionet e këtij murali shkojnë mbi 150 m2, dhe se ky mural po punohet në bardh e zi.

“Këtë mural nuk kemi mund ta bëjmë kudo, kemi kërkuar për një lokacion që i përshtatet figurës së saj, andaj ne vendosëm që ta bëjmë në këtë ndërtesë që ka qasje mes Filharmonisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, pikërisht institucione që edhe përkojnë me figurën e Nexhmije Pagarushës”, ka thënë Topalli për KultPlus.

Kurse në një intervistë për KultPlus, Fabre rrëfen histori nga puna e saj dhe dashurinë që e ka për vendin e Kosovës.

“Drejtoresha e Mural Fest, Lebibe Topalli, me të cilën kam punuar në të kaluarën ka kontaktuar me mua për një punë të re. Kam pranuar me qejf dhe kam ftuar kolegun tim në fakultet, Mario Castillo për të punuar bashkë”, ka thënë fillimisht ajo për KultPlus.

Fabre tutje shpjegon se si erdhi deri te zgjedhja e fotos së Nexhmije Pagarushës dhe detajet në punë.

“Organizatori, Ardian Ajdini, ka biseduar me familjarët e Nexhmije Pagarushës dhe më pas unë kam zgjedhur se cilën foto do ta paraqes në mural, i cili do të jetë bardhë e zi për shkak të natyralitetit që sjellin këto ngjyra”, deklaroi në vazhdim.

“Pyetja që më bëhet më së shpeshti është ajo se si arrijmë ta transmetojmë një fotografi në diçka kaq të madhe. Ne fillimisht përgatitemi maksimalisht për ta punuar një gjë të tillë. Puna e jonë kryesisht lidhet me pjesën e “fotoshopit”, përmes së cilit punojmë në detajet, format, vijat dhe më pas i transmetojmë ato në murale”, shtoi me tej.

Një histori interesante të cilën Fabre e rrëfen ka të bëjë me teshat e saj, të cilat nuk ndryshojnë pothuajse asnjëherë.

“Teshat e mija i mbulon ngjyra dhe nuk mund t’i përdorë më, kështu që kam vendosur që të përdorë teshat e njëjta, të të njëjtit brend në çdo mural që e bëjë. I njoh brendet në Spanjë, bashkëpunoj me ta dhe i promovoj në vendet të cilat bëjë murale”, rrëfeu profesoresha e Akademisë së Arteve.

E pyetur mbi punën në Kosovë dhe njerëzit këtu, Fabre ka thënë se do të punonte me dëshirën më të madhe në qoftë se do t’i ofrohej rrogë këtu.

“E dua Kosovën dhe njerëzit që më rrethojnë. Është e çuditshme ndjenja se si ndjehem pikërisht sikurse në Barcelonë, aty ku është edhe shtëpia e ime. E vetmja gjë që nuk më pëlqen janë dimrat e ftohtë”, përfundoi muralistja nga Spanja.

Fabre kishte punuar në Ferizaj një tjetër mural në kuadër të Mural Fest, derisa puna e saj njihet në pothuajse gjithë Evropën dhe jo vetëm. Ka punuar në disa shtete sikurse Belgjika, Liban, Barcelonë, Meksikë etj./KultPlus.com/

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In