Më 22 qershor të vitit 1926 lindi aktori korçar Dhimitër Trajçe u nda nga jeta me 4Janar 2006
Mund të quhet pa asnjë modesti “Babai i Teatrit” të Korçës dhe pioner i skenës, Dhimitër Trajçe një figurë e rallë e skenës, që ne zgjodhëm t’i sjellim një profil të shkurtër në 101 vjetorin e lindjes së tij.
Dhimitër Trajçe është një aktor i shumë profileve në teatër dhe kinematografi. Nuk ka qenë vetëm një aktor dhe regjisor, ai ka shkruar lajme artistike dhe humor, por ishte një rebel në jetën e tij. Punët e tij fillojnë që përpara luftës, në vitet e para të saj fillojnë edhe punët e tij të cilat kishin brenda shpirtin e rebelit, që më pas e detyruan të dalë partizan, ku dhe me disa emra të tjerë themeluan teatrin partizan.
Dhimitër Trajçe u emërua drejtor i shtëpisë së kulturës, mënjëherë pas çlirimit më tej mbaroi shkëlqyeshëm kurse me pedagogë sovjetikë për regjizurë. I admirueshëm për përkushtimnin dhe organizimin e punës së tij profesionale.
Ai vuri në skenë të parën shfaqje teatrale pas çlirimit të titulluar ‘ Dasma korçare’ me skenograf Artistin e Popullit Vangjush Mio korri sukses të madh. Trajçe më një përkushtim të madh, i palodhur, i dashuruar me skenën, teatrin, aktrimin regjizurën në vitin 1950, bashkë me regjizorin Sokrat Mio dhe disa aktore mundën të kjijojnë teatrin e parë profesionist në Korçë.
Ishte një ikonë që ndoshta me shkëlqimin e tij vrau sytë e sistemit, që partizanin e saj të djeshëm e përjashtonte nga partia, dhe kjo goditje i dha jo pak pasoja njeriut që po shkelqente në skenë.
Është një pioner i skenës, njeriu që shkelqeu sa në teatër ashtu dhe në kinëmatografi. “Artist i meritur”, një titull që është shumë i vogël përballë Dhimitër Trajçes që jetën ja kushtoi skenës dhe roleve të tij.
Rolet janë me qindra në teatër, Harpagoni i tij në komedinë ‘Kopraci’ të Molierit në vitet 50, ishte një magji skenike që u shfaq pafundësisht.
Mazllemi i Dhimitër Trajçës tek “I teti në brox”, ngelet ende në batudat e ditës pas gati 6 dekadash. Ka dhjetra role të spikatura në kinematografi, edhe ato dytësoret gjithmonë i trajtonte me peshën e duhur, e shofim tek Gjeneral gramafoni – (1978), Mësonjëtorja – (1979), Ne vinim nga lufta – (1979), Agimet e stinës së madhe (1981), Demir Aga, Duaje emrin tënd-(1984), Përballimi, Vitet e para, I teti në bronx – Mazllëmi, Rrugicat që kërkonin diell, I treti – Ilia, Tana etj.
Dhimitër Trajçe ka interpretuar në filmat më të njohur shqiptarë, si “Tana”, “Gjeneral Gramafoni”, “Mësonjëtorja”, “Përballimi”, “Ne vinim nga lufta”, “Në prag të lirisë e dhjetra të tjerë, Trajçe ngelet një nga aktorët më të mëdhenj korçarë në historinë e kinematografisë shqiptare të vjetër.