Sot mbushen 29 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Marta Burda. Nderim dhe respekt për figurën e saj!
Marta Burda (1926-1995). Aktore. Lindi në Korçë. Ishte bija e fotografit të njohur Vani Burda. M. Burda qe nga aktoret themeluese të Teatrit të Shtetit, më 1945. Luajti aty në disa drama si, “Për ata që janë në de”, “Procesi i Lajpcigut”, “Borgjezi fisnik” etj.
Në vitin 1953, shkoi në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, duke qenë ndër aktoret e para profesionite të këtij teatri. Në skenën e tij ka mishëruar shumë figura artistike, kryesisht role grash e nënash të dhimbsura, të buta, shpirtbardha, por edhe ankuese, të shqetësuara, me një dashuri të thellë e të heshtur për bijtë e tyre në hall, si në shfaqjet, “Mbreti Lir”, “Pulëbardha, “Mulliri i Kostë Bardhit”, “Kartela e verdhë”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Mirë se erdhe Elona”, “Dorina” etj.
Ky lloj tipi erdhi duke u përkryer në atrimin e saj të ngrohtë, i pasuruar edhe me prurje të tjera kryesisht me figura grash të paqme, me dinjitet, qëndrestare, që durojnë dhimbje e gjëma, përndryshe “nëna hallemëdha”. Keto u rishfaqën më pas edhe në mbi 16 role të tjerë si motra në kinematografi, që kishin pak fjalë, por qenë të personalizuara, ku veçohen ato në filmat: “Zani partizani”, “Balonat”, “Dorina”, “Në shtëpinë tonë”, “Agimet e stinës së madhe”, “Fillim i vështire”, “Zëvendësi i grave” etj. M. Burda mbante titullin Artiste e merituar.