65-vjetori i lindjes ka qenë një ditë e veçantë për drejtorin e Teatrit “Migjeni”, Arian Çuliqi. Ai është surprizuar nga kolegët e tij dhe kryebashkiaku Benet Beci, të cilët i organizuan një festë surprizë për ditëlindje.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e falënderoi Arianin për kontributin e tij në teatrin e Shkodrës gjatë këtyre viteve. Nga ana e tij, Ariani falënderoi kryebashkiakun për mbështetjen e dhënë gjatë drejtimit të teatrit “Migjeni”.
Arian Çuliqi është një nga emrat më të njohur të artit dhe kulturës, jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë. Prej dy vitesh ai drejton teatrin e Shkodrës, ku një nga eventet më të rëndësishme ka qenë rikthimi, pas 30 vitesh, i Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit. Pas pensionimit të Çuliqit, Bashkia Shkodër pritet të emërojë një drejtor të ri për teatrin “Migjeni”.
Arian Çuliqi është aktor dhe regjisor shqiptar, në zhanrin komik. Ka lindur me 25 mars 1960. Ka vënë në ekran filma komedik por njëkohsisht duke goditur realitetin Shqipëtar. Ka aktruar dhe në dy filma të regjizuar nga ai vetë me rolet…Piruet ( Demi ) dhe Dashi pa brirë ( Dashi )
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Filmat në të cilat Arian Çuliqi ka regjizuar janë:
Dashi pa brirë është komedi e vitit 1993 me interpretim dhe regji nga Arian Culiqi.
Aktorët
Arian Culiqi
Vasillaq Vangjeli
Monika Lubonja
Vegim Xhani
Majlinda Poga
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Pak freskët sonte (1994) (TV) Komedia tregon për një familje, e cila prej nevojës që ka për para detyrohet të jep gjithë shtëpinë me qera, dhe përfundojnë që të flenë në tarracën e pallatit.
Aktorët
Zyliha Miloti
Paulin Preka
Ferdinand Radi
Fadil Kujovska
Muharrem Hoxha
Edmond Halili
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Fund i marrëzisë është komedi shqiptare e vitit 1995 e realizuar me regji nga Arian Çuliqi. Komedia u xhirua në Durrës
Përmbajtja
Të gjithë janë të fiksuar pas plotësimit të fjalëkryqit, dhe asnjë nuk e ka mendjen tek puna. Sëmundja ka kapur të gjithë, politikanët, zyrtarët, njerëzit e thjeshtë, por çudia është për të huajt që vijne këtu.
Citate
“Kush është babai i mushkës?”
“Çfarë bëjmë në mëngjes, drekë, darkë?”
“Vegël muzikore me zorrë”
Aktorët
Sejfulla Myftari – Filipi
Ajshe Stari
Muharrem Hoxha
Diana Proko
Arben Dervishi
Roland Koço
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Gjithë fajet i ka paraja është komedi shqiptare e vitit 1996 e realizuar me regji nga Arian Culiqi.
Përmbajtja
Një person, nga që nuk ka se çfar të bëjë, vendos të hiqet sikur është doktor popullor, si Zeqo Pilafi, por që në fakt nuk ka të bëj fare me to. Filmi është xhiruar në Durrës.
Aktorët
Sejfulla Myftari
Hajrie Rondo
Muharrem Hoxha
Rita Lati
Diana Proko
Mehdi Malkaj
Edmond Halili
Behar Mera
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Dashuri në krisma është një komedi shumë e suksesshme e Arian Culiqi. Flet për historinë e ngjarjeve të 1997, për dy të rinje që dashurohen, por që djalin, Gurin, padrejtësisht e fusin në burg. Mirëpo me trazirat e 1997 te gjithë dalin nga burgu dhe ato bashkohen. Por shumë ngjarje ndodhin, vjen dita dhe dënimi duhet te kryhet. Për këtë vendosin të fusin në burg Mucon, babain e djalit. Me pas Lina dhe Guri martohen, por përherë te ndjekur nga hija e krismave. Filmi është xhiruar në Durres dhe Tiranë.
Aktoret
Sejfulla Myftari
Hajrie Rondo
Arben Dervishi
Diana Proko
Rita Lati
Muharrem Hoxha
Ajshe Stari
Aleko Prodani
Edmond Halili
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Një baba tepër është komedi e regjisorit Arian Culiqi e vitit 2000.
Përmbajtja
Një plak ka dy djem, por asnjëri prej tyre, të ndikuar nga gratë e tyre të liga, nuk duan ta mbajnë. Në fund vendosin ta martojnë me një plakë, që të shkëpusin nga shtëpia.
Aktorët
Sokol Angjeli
Marika Kallamata
Sejfulla Myftari
Rita Lati
Arben Dervishi
Eli Veizi
Behar Mera
Fuat Boci
Mimoza Krasniqi
Vasil Vaso
Mina Koxhaku
Rexhep Ustai
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Pas një lajmi është komedi e vitit 2001 e regjizorit Arian Culiqi.
Përmbajtja
Disa qytetarë janë të apasionuar nga lajmet dhe gazetarët, dhe bëjnë të pamundurën për t’i takuar.
Aktorët
Behar Mera
Sejfulla Myftari
Rita Lati
Luftar Pajo
Natasha Sela
Për: Regjizori dhe aktori i talentuar Arian Çuliqi
Pesha e gruas sime është komedi e vitit 2002 nga regjisori Arian Culiqi.
Aktorët
Sejfulla Myftari
Diana Proko
Sokol Angjeli
Arben Dervishi
Mariana Kondi
Rita Lati
Agim Skara
Muhamet Cekini
Merkur Bozgo
Valbona Peraj
Agim Bimi
Anton Krosaj
Rexhep Ustai
Bujar Ademovi
Adelina Mucaj