Mimi Kodheli ka marrë detyrën e rëndësishme në Asamblenë e NATO-s. Me anë të një postimi në rrjetin social falenderon të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë së NATO-s.
Postimi i Mimi Kodhelit:
Falenderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje.
Eshtë për herë të parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO.