Ka ndërruar jetë ditën e sotme kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Mësohet se 52-vjeçari Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Ai kishte shkuar në Peshkopi bashkë me skuadrën e qytetit të Rrogozhinës Egnatia për përballjen ndaj Korabit.
Në pushimin e ndeshjes ai ka shkuar të konsumojë një kafe pranë stadiumit bashkë me disa persona të tjerë, ku papritur ka pësuar infarktin që ka rezultuar tragjik për të. Memolla është dërguar në spitalin e Dibrës pa shenja jete.
Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vitin e kaluar.