Eddie Driscoll, aktori i njohur sidomos për rolet e tij në filmat si “Mad Men”, “Entourage” dhe “Sex and the City” u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.
Shoku më i mirë i të ndjerit, Jimmy Palumbo e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e Driscoll për Gazetën People, derisa e ka quajtur atë si një talent të vërtetë.
“Ai mund t’i bënte që të gjitha, të këndonte, të vallëzonte, të aktronte, të ishte komedian”, ka thënë Palumbo.
“Ai ka punuar tërë kohën. Ai gjithmonë aranzhonte punë për të bërë. Çdokush që ka punuar me të e ka dashur”, ka shtuar më tej ai.
Driscoll u nda nga jeta në Los Angjelos, pas një beteje të rëndë me kancerin në bark. Në ditët e tij të fundit, gjendja shëndetësore u rëndua, por ai rezistoi aq sa mundi”, ka shtuar Palumbo.
Gjithashtu i ndjeri ka vuajtur edhe nga një problem serioz pulmologjik, ka njoftuar miku i të ndjerit, Palumbo.
Rrugëtimi i tij në aktrim ishte gjithmonë dinamik, duke marrë pjesë në shumë shfaqje e filma, përfshirë “Desperate Houswives, “Mad Mend”, “Entourage”, “Sex and the City” dhe “This is Us”.
Gjithashtu është shfaqur disa herë tek “Days of OUR Lives” dhe kishte role të përsëritura në TNT’s The Last Ships si Randall Croft.
Driscoll kishte punuar përveç aktrimit edhe në dy bare “karaoke” në Kaliforni “Dimples”, i cili tani është i mbyllur, por shoku i i të ndjerit, Palumbo e përshkruan si “bari i parë karaoke në botë”, si dhe në Fox Fire Room.
Përndryshe, i ndjeri Driscoll ka lënë pas vëllain e tij, Danny./ People