Regjisori dhe aktori i njohur gjirokastrit Bernard Kokalari është ndarë nga jeta.
Lajmi bëhet me dije nga miku i tij Pëllumb Kulla.
Një tronditje e thellë, një goditje me peshë të rëndë lajmi i ikjes të Bernard Kokalarit, regjisorit të mrekullueshëm, mikut tone të vjetër, njërit nga individët më të shquar të artit tonë skenik dhe të ekranit, bashkëshort i shoqes time të shtrenjtë të kursit Rushës…
Ai mbylli sytë larg vendit që e lindi e që e rriti dhe që e bën më të rëndë këtë lajm të kobshëm. Unë dhe ime shoqe, Xhuljeta i shprehim shoqes tonë, aktores Bukuroshe Kokalari dhe fëmijëve të tyre ngushëllimet tona dhe marrim pjesë thellësisht në hidhërimin e familjes.
Ia shprehim këto ngushëllime edhe artdashësve të shumtë si edhe miqve tanë, artistë të teatrit gjirokastrit, për humbjen e drejtuesit të tyre të shquar.
Rrugë të mbarë Bernard, në kujtimet tona të shtrenjta”, shkruan Kulla.
Bernard Kokalari lindi me 30 dhjetor, 1934. Ai ishte një aktor dhe regjisor shqiptar i filmit dhe teatrit Zihni Sako në Gjirokastër dhe një nga themeluesit e parë të këtij teatri.