Më në fund Nexhmija arriti të takohet me burrin e saj, pas 35 vitesh.
Pasi u çmallën, shoku Enver nisi ta pyesë për gjërat që ndodhnin aty lart, pas ikjes së tij.
-Ça të them më parë, i tha Nexhmija. Mua më futën në burg, se kishim pirë shumë kafe pa fatura në kohën tonë.
-Çfarë thua moj, pyeti Enveri i çuditur? Paske shpëtuar paq nga pushkatimi.
-Burgjet ishin mire, shoku Enver. D.m.th siç i meritojnë armiqtë.
Kjo tregon se i kishim ndërtuar me partishmëri të lartë proletare.
Dhe qelitë ishin siç e meritojnë armiqtë.
Unë bashkë me shokët e organizatës, mbajtëm qëndrim shembullor.
Nuk treguam shokët dhe nuk ju dorëzuam armikut.
Pastaj më ‘97 erdhi në pushtet ai djali i Thanasit dhe na nxorri të gjithëve.
-I kujt Thanas moj?
-Thanas Nanos. Atij që kemi pas drejtor në TVSH.
-Ah, po. Ai rrugaçi moj?
-Po, ai. Po u bë djalë i mbarë më vonë, po ca huqe i mbetën. Por ne na nxorri, se e provoi vetë dhe ai burgun.
-Po ç’qe ky mut muti që u futi në burg?
-Le mos e pyet shoku Enver. Shoku i ngushtë i djalit tonë.
E mban mend Saloun, atë tropojanin që vinte pas Sokolit e gruas tij, që na ndiqte këmba këmbës në Pogradec, a ku të ishim? Një që e kishte Hysniu si doktor.
-Ah po më kujtohet pak. Pse, ai u bë pas meje?
-Ai shoku Enver. Shoku i ngusht i Sokolit, djalit tonë.
Prej atij e bëra hasha dhe Sokolin.
E lashë amanet as të mos më vinte në varrim.
Ne e kemi prit tjetrin në shtëpi, e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës, e kemi falur dhe si agjent të UDB, ai më futi në burg.
-Mut muti ai. Reaksioni ka bërë punën e vet në veri.
Po pastaj çu bë?
-Pastaj vazhduan këta djemtë tanë, por shumë të padisiplinuar dhe i mundi prapë ky shoku i Sokolit.
Më 2005 erdhi prapë ai. Por nuk na ngau më. Herën e dytë e kishte mendjen të bënte para.
U mor me punët e veta. Vodhi dynjanë. Vrau njerëz. Mos e pyet. Donte të të imitonte ty, por ty të vjen në maj të thëmbrës.
-Paska qenë muti muti ai. I thashë një herë Hysniut ku ma ke gjetur këtë doktor, dhëndër të Serbisë, por më tha se e kam doktor. Më bën analizat e urinës dhe gjakut.Paska qenë reaksionar.
Po pastaj?
-Pastaj erdhi stërnipi i Spiros. E mban mend?
-Kujt Spiro? Spiro Koleka ka pas një vëlla reaksionar.Po ai ka vdekur para meje!
-Jo, ky është djali i një mbese. Rrugaç ka qenë dhe ai.
-Se mbaj mend këtë.
-Nuk na donte fare. Unë e mora zët që më ’90-n, se doli kundër teje.
Por këta shokët veteranë ja falën gabimet dhe e donin.
-Ashtu ë. Kush ka ngelë nga ata veteranët.
-Po ja, djali i Shefqetit ka mbet. Ai e mbështeste. Por s’ishte keq. Por dhe ai me probleme.
Shumë shokë tanët e tradhtuan, se i gënjeu një djalë nga Skrapari.
Hiqej sikur qe me brezin e luftës. Por dhe ai doli gjysëm njeriu.
-Ashtu? Po kë ka nga njerëzit tanë ky i Spiros?
-Pak i kanë ngel. Djali i Sul Bushatit dezertoi, por partia i dha dorën përsëri.
Vajza e Llambnit e tradhtoi. E ka heq dhe atë. Djali i Xhelilit mirë.
Djali i Gaqo Neshos e tradhtoi. Dhe këta të Hysniut janë ndarë. Ca me të, ca kundër.
Djali i Kiços, ai rrugaçi, me të është, por ëshët vegël e imperialistëve amerikanë.
Djali i Todit është bërë reaksionar. Ai ashtu ka qenë xhanëm, po tani është bërë fare.
Është lidhur me atë nga Skrapari. Djemtë e Mehmetit janë me të. Dhe të Ramizit me të janë.
Mbesën e Beqirit e ka bërë të madhe. S’më kujtohen këta të tjerët, por po mbahet.
-Punë kalamajsh grua. Fli gjumë tani se je lodhur. Flasim nesër për ata birbo.