Mediat e mëdha greke si ato të “Era sport” ,”Sport Fm” dhe “Gazzetta.gr” i japin duartrokitjen e tyre lojtarit shqiptar Uzuni. Beratasi shënoi golin e parë në ndeshjen midis Ferencvaros dhe Juventusit edhe pse ishin italianet ata që triumfuan në fund 1-2. Mediat greke theksojnë se lojtari shqiptar po jeton ëndrrën e tij.
Si fëmije u rrit në ishullin e Zakinthos dhe prindërit e tij punonin çdo orë për të pasur gjërat e domosdoshme. Edhe pse emigrant ai u adoptua shpejt dhe u bë pjesë e skuadrës vendase të ishullit Zakinthos, atje edhe ku jetonin. Kur Uzuni u bë 18-vjeç u fut vet në punë në lokalet e Zakinthos për të mbështetur financiarisht familjen por edhe veten.
Por dashuria për futbollin dhe pasioni e bën që ai të vazhdonte futbollin dhe sot ai ka arritur atë që çdo fëmijë e ka ëndërr. “Një idhull. Një nga heronjtë që na duhen në këto kohë të vështira për të na kujtuar se çdo gjë është e arritshme” shkruajnë mediat greke.