Sot në mabsdite Muli thirri Lelon për tu konsultuar rreth një akti barbar që ka ndodhur tek Kodrat e Liqenit. Dikush ka thyer varrin e firmëtarit të pavarësisë Mithat Frashëri. Lelo ja shpjegoi rëndësinë e figurës së Mithat Frashërit, Mulit.
-Të bëjmë një deklaratë tha Muli që këtë e kanë bërë enveristët e Edi Ramës.
-Puna është që varrin e ka bërë Edi Rama tha Lelo. Ai i ka sjell eshtrat ai ka mbajtur fjalimin, bile që më ka pëlqyer dhe mua. Tani skemi si themi që po ai e ka prishur. Të gjejmë një fabulë tjetër.
-Të themi që ka dashur të tërheq vëmendje nga goditja kundër Doktorit. Kështu thotë këtu thyejnë dhe varrin e Mithat Frashërit jo më Doktorit. Kjo shkon si fabulë.
-Kjo shkon, sikur ti prishin varrin Doktorit kur të vdes tha Lelo. Tani sikur nuk ka kuptim. Pastaj nuk është mirë ta krahasojmë Doktorin me të vdekurit.
-Po si t’ia bëjmë tha Muli. Çfarë të gjejmë?
-Mendoj se duhet të bëjmë një diversion tha Lelo. Të themi që Edi Rama ka vënë ndonjë fanatik komunist ti prish varrin për të provuar a do reagojmë ne apo jo?
Se ai na ka goditur ne kur nuk morëm pjesë në varrim. Tani do të na provokojë, duke e prishur vet varrin që ne të mos reagojmë, duke menduar që atë e ka ndërtuar Edi Rama.
-Po shumë mirë është kjo tha Muli. Ka kuptim. Mjafton të akuzojmë që e ka bërë Edi Rama.
-Po, por aman që kjo të ketë kuptim duhet të reagojmë. Duhet të shkojmë ti themi Doktorit në se është i gatshëm të reagoj dhe të mbroj një memorial që e ka bërë Edi Rama.
-Ja ta provoj njëherë tha Muli. Si e ka emrin ky Burri, Mithat apo Mehmet?
-Mithat e ka.
-Çfarë pune ka bërë ky?
-Kryesisht me letra me gazeta me libra.
-Pak a shumë si Çim Peka por pa mjekër, d.m.th.. Ok ishallah spo ja haroj emrin derisa ta takoj. Dhe të them çfarë do bëjmë.