Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Rovena Vodën, Majlinda Hasanin dhe Florida Beun.
Ajo akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune.
Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.
Gjatë seancës duket se avokates Florida Beu, që akuzohet se pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme, është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku një ambulancë e ka çuar atë të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Ndërsa në gjykatë të pranishme mbetën në seancë ish zv. minjistrja Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.