Nga Anri Bala
Një turravrap i madh ka shpërthyer në mediat e “berihajt”, për të copëtuar mallin e fundit që u ka ardhur në tepsi… Berishën “non grata”. Kanë marrë kosa, sfurqe, sopata e lopata, për të trembur një dordolec. Për herë të parë shikoj një dordolec, që gjuhet me gurë, vetëm se turma që e ka vënë, ka frikë se mos kthehet në qenie njerëzore, si pinokio i Baba Carlos.
Mos u trembni o frikacak të trimëruar, rrini të qetë, sepse Sali Berisha tashmë e ka mbaruar misionin dhe nuk shërben për asgjë, ndaj duhet të ndjeni “keqardhje” dhe për atë që nuk do të ndodh… ta shikoni të linçuar. E keqja më e madhe, është se asnjë nga ju nuk ka qenë kaq i egërsuar dhe aq i irrituar sa është sot dhe mua më duket se më në fund shpërthyen dhe të mllefosurit, që kanë ndenjur si gjarpri nën gurë, nga urdhërat e atyre që i paguanin dhe ushqenin, duke u vënë putrën në kokë dhe gishtin në prapanicë… për Berishën.
Ja kanë parashikuar dhe të ardhmen, a thua se e ardhmja e tij është në dorë të çdo qytetari, që ka një adresë FB dhe vret miza gjithë ditën, me sy nga qielli, duke u lutur që të ndodh diçka, që ai dëshiron… me ndihmën e Zotit. Kjo, për ata të paditurit nga drejtësia, politika dhe Shqipëria.
Ajo që këto presin, kurrë nuk ka për të ndodhur, sepse ajo… drejtësia ndëshkimore, vjen në Shqipëri pas disa dekadash, se sa për këta perversa që ndërrohen e masturbohen në pantallonat e padrejtësisë, Berisha jeton i lirë, bashkë me qytetarin digjital, sa vite i ka dhënë perëndia.
Vërtet mendoni se do ketë gjyqtarë, apo prokurorë në këtë vend, që do guxoi të pres një urdhër arresti për veprat e “parashkruara” që akuzohet Berisha nga SHBA… kurrë!
Këto gjyqtarë dhe prokurorë, janë po ata, që i kanë bërë gjëmën këtij populli dhe këtij vendi, të zgjedhur nga gjirizi padrejtësisë si të pastër, vetëm se nuk janë lyer me mut, por me shurrë. Si mund ta imagjinoni, që gjyqtarë të tillë, që tremben nga Mediu, duke e parashkruar veprën e tij, të mos tmerrohen nga “baba Saliu” që i ka sjellë aty si zogj inkubatori, e që tashmë janë bërë kokosha?
Mos dëgjoni avokatin e ëndrrave për drejtësi Tak Ngjelën, që imagjinon dhe ëndërron çdo ditë, që Berisha të përfundoi pas hekurave, duke e ditur mirë që nuk ndodh. Për çfarëdo vepre penale të akuzohet Berisha, dënimi maksimal nuk mund të jetë më shumë se pesë vjet dhe për rrethanat, moshën dhe ligjin aktual, “baba Saliu” do jetoi disa vite me shërbim prove, duke shkruajtur kujtime, te vila e Abit në Gjirin i Lalzit ose… me Arminën e Zenin në “Rolling Hills”.
Gjuani me gur dhe shqyeni, nëse ua mban, ata që e mbrojnë dhe ata që jetojnë, gëzojnë dhe shijojnë gjithë të mirat e kësaj bote, të fituar duke bërë gjithë të këqiat e kësaj bote, ndaj të pambrojturve nga ligji dhe shteti.
Mjafton, që pjellat e tyre të kthehen atje ku ishin, kur baballarët dhe nënat i kishin brekëgrisur dhe kacavjerreshin në kangjellat e politikës, ndërsa shqiptarët kacavirreshin në kangjellat e ambasadave dhe ndëshkimi për të është më i rëndë se sa e imagjinoni.
Ndaj, mjaft i gjuajtët me gur dordolecit Berisha, si të frikësuar, por të dëshiruar për hakmarrje, sepse hakmarrja nuk është drejtësi. /Ekskluzive.al