Pas shtimit të numrit të rasteve në Shkodër, këshilltari Henz ka një shqetësim tjetër.
Ai është i shqetësuar se mitingu i 2 marsit, ka zbuluar se i vetmi qytet që ka çuar njerëz në mitingun e Ilir Metës, është Shkodra.
Meqë bashkitë e tjera nuk drejtohen më nga PD, vetëm Shkodra ka pas mundësi të dërgojë njerëz.
Në letrën e tij drejtuar Jarit, këshilltari Henz shkruan:
“I dashur Jari!
Unë shikoj një rrezik të madh me dekonspirimin që i është bërë mitingut të 2 marsit.
Siç po del, këto rastet e Shkodrës e kanë zanafillën nga mitingu i 2 marsit i presidentit.
Duke dashur të ruajmë karakterin neutral të mitingut, tani na rezulton që të infektuarit janë në shumicë nga Shkodra, dhe ata kanë qenë në miting.
Kjo po amplifikohet dhe më shumë nga Edi Rama.
Për këtë arsye na duhet të shpallim që këta të sëmurët me COVID-19 në Shkodër janë të LSI, e jo të PD.
Kjo së paku do justifikojë shkuarjen e tyre në miting.
Ndryshe na krijohet problem, pasi na identifikojnë demokratët si njerëz që mbështestim Ilir Metën.
Po kështu dhe të sëmurët në Laç, Lezhë, apo Durrës, duhen identifikuar si të LSI.
Kuptohet, ata që nuk janë me PS.
Kështu kemi shansin të mos përziejmë demokratët e vërtetë në këtë histori.
Ilir Meta e kuptoi i pari rrezikun e infektimit dhe bëri tamponin.
Një njeri i afërt i tij në LSI u diagnostikua si pozitiv dhe meqë Ilir Meta e kishte takuar, bëri tamponin.
Tani kërkesa e Voltanës për tampon në Shkodër duhet të vazhdojë, se vetëm me tampon ne mund të identifikojmë gjithë pjesëmarrësit në takim nga PD dhe të sigurohemi që janë mirë.
Ky operacion duhet mbajtur në fshehtësi.
Edi Rama ka bërë kongresin më 3 mars dhe u ka dhënë tampon gjithë delegatëve, ndaj nuk ka socialist të sëmurë.
Ne duhet të këmbëngulim për tamponat për 2 marsin.”