Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka folur për situatën e krijuar në veri pasi Republika e Kosovës është duke implementuar reciprocitetin e targave.
Vulin i cili njihet për ofendimet drejtuar Kosovës dhe retorikën e tij nacionaliste e ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.
Ne mund të kontrollojë pjesën tonë administrative dhe hapësirën tonë. Ne jemi të shqetësuar sepse persona të armatosur po qëndrojnë pranë civilëve serbë të paarmatosur. Si ushtria serbe por dhe njësia speciale serbe është gati për tiu përgjigjur çdo përshkallëzimi të situatës por nuk do bëjmë gjithçka për ta parandaluar.
Duhen dy për të bërë paqe, dhe një budalla për të bërë luftë dhe konflikt. Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh gjithçka prej tyre”, është shprehur Vulin për TV Prva, (tv serb).
Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës.