Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ku edhe emri i saj është lakuar shpesh në media, për të qenë kryetarja e re e shtetit.
E pyetur në emisionin “Radari Informativ” se si ndihet kur dëgjon se emri i saj lakohet për të qenë numri një i shtetit dhe a e beson realisht, Kodheli tha se kjo është diçka që të përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep dhe shumë përgjegjësi.
Ndërkohë Kodheli ka refuzuar të bëjë publike tre emrat e propozuar nga ajo se kush mund të jenë kandidatë për President të Republikës, ndërsa zbuloi vetëm pjesën se propozimet e saj janë emra politik.
Pjesë nga diskutimi:
Jemi në nisjen e procedurave të zgjedhjes së presidentit. Mimi Kodheli është një nga emrat që përmendet, si ndiheni?
Kodheli: E vlerësuar jashtë mase. Vetëm ideja që të del emri për pozicionin më të lartë shtetëror ta përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep përgjegjësi.