Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt për çështjen e taksë ndaj Serbisë.
“Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesor në interes të organizata kombëtare është të krijoj probleme në rajon.
Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, po provokon Haradinaj, ishte kjo sharlatanë se doli e para taksën e Serbisë, gruaja e Bilalit (i referohet Ramës).
Gruaja e Bilatit nxitoi të thoshte se kishte të drejtë. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin, nuk na nevojë askush në Kosovë. Të mos e provokojë më Ramush Haradinaj, mund të ketë 500 probleme se politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë.
Ndërsa ‘gruaja e Bilalit’ për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë mirëmengjes 40 vllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës dhe të mos e provokojë me për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria.
Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyre t’i pëçajmë ato”, tha Meta.