Juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta për 15 marsin. Ajo tha se Meta duhet të ndalohej në flagrancë se ka kryer një vepër penale. “Meta ka konsumuar një vepër shumë të rëndë personale që është përmbysja e rendit Kushtetues, “thirrje publike për veprime të dhunshme kundër rendit Kushtetues”.
Klasa politike është shumë e kapur me njëra tjetrën dhe SPAK ka në krye të saj një ish-prokuror që nuk di ende se në çfarë territori po ecën, mendojnë që jemi në një rast flagrant që kryetari i shtetit bën thirrje hapje për përmbysje të rendit kushtetues. Mendoj që drejtësia e (pa)varur. Ndoshta dhe për ndalimin e tij flagrancë, që kurrsesi një president nuk mund ta bëjë”, tha ajo në Report Tv.