Tërheqja zyrtare e Aguerros nga futbolli, si pasojë e problemeve kardiake, bëri që Mesi t’i kushtonte një mesazh mjaft kuptimplotë mikut të tij
Serxhio Aguerro u tërhoq nga futbolli. Sulmuesi argjentinas u transferua te Barcelona në merkaton e verës si lojtar i lirë por kohët e fundit pati probleme në zemër, që e detyruan të tërhiqej. 33-vjeçari pësoi një aritmi kardiake në ndeshjen ndaj Alavesh, që u luajt më 30 nëntor.
Ai ka bërë teste të shumta gjatë kësaj periudhe, teksa sot mes lotësh ka dhënë lajmin e trishtë në prononcimin për mediet. “Dua t’u informoj se kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Janë momente shumë të vështira, por në të njëjtën kohë jam i lumtur për vendimin që kam marrë.
Ndërkohë, Lionel Mesi i është drejtuar Serxhio Aguerros me një letër prekëse, pasi ish-sulmuesi i Mançester Siti dhe Barcelonës u detyrua të pensionohet nga futbolli për shkaqe shëndetësore. Në një konferencë emocionale në “Camp Nou”, Aguerro i përlotur njoftoi se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë, për shkak të telasheve në zemër. Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alaveshit më 30 tetor.
Testet mjekësore gjetën se 33-vjeçari ka çrregullime në të rrahurat e zemrës. Aguerro kishte shpresuar se po i bashkohej Barcelonës për të luajtur përkrah mikut dhe shokut të Kombëtares Argjentinase edhe në “Camp Nou”, por Mesi mbeti ka kontratë në Katalonjë dhe u detyrua të largohej për t’iu bashkuar Paris Sain Zhermenit. Aguerro i zhvilloi vetëm pesë ndeshje këtë sezon për Barçën, para se t’i shfaqeshin telashet në zemër. Në një shkrim në rrjetet sociale, Mesi theksoi: “Një karrierë së bashku, pothuajse,
Kun… Ne përjetuam çaste shumë të mira dhe të tjera që nuk ishin shumë të mira, të gjitha ato na bënë të jemi më të bashkuar dhe shokë më të mirë. Dhe do të vazhdojmë t’i jetojmë ato edhe jashtë fushës”, theksoi ai. Mesi dhe Aguerro e fituan medaljen e artë olimpike dhe Kampionatin Botëror U20 në rininë e tyre, si dhe këtë verë Kupën e Amerikës si partnerë sulmi në Kombëtaren e Argjentinës.
“Çfarë gëzimi i madh që e ngremë lart trofeun e Kupës së Amerikës para pak kohësh. Të gjitha ato arritje që i bërë në Angli dhe tani e vërteta dhemb shumë të të shoh duke u detyruar të mos e bësh më atë që e do më së shumti, për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt se do të jesh i lumtur sepse je person i cili shpërndan lumturi dhe ata që të duan do të jenë me ty. Të gjitha të mirat në etapën e re!!! Të dua shumë miku im, do të më mungosh në fushë dhe në ekipin kombëtar”, përfundon letra emocionuese e Mesit për shokun e tij të skuadrës tek argjentina, Kun Aguerro.