Pas sulmeve me gjoja këshillla të mjekut ë harruar Sali Berisha dhe opozitës së rrugëve, me qëllimin e vetëm të përhapjes së panikut kryeministri Edi Rama ka folur për koronavirusin është shprehur se lajm i mirë është që kjo epidemi nuk prek fëmijët.
“Prek moshat më të larta dhe ne i kemi marrë masat për të garantuar karantinimin. Historinë me karantinën në spitalin e Kavajës, njerëzit nuk duhet që t’i dëgjojnë. Është çështje menaxhimi. Paniku është shumë më i madh se rreziku real. Ajo që do t’u themi shqiptarëve është se duhet pak më shumë besim. T’i referohemi për të qënë pak më të qetë. Të mbyllim kufijtë është ideja më absurde. Kjo është një betejë që është njësoj me vendet e tjera”, deklaroi Rama.