Është zbuluar së fundmi historia tragjike e gjysmë-vëllait të panjohur të Melania Trump i cili tashmë kërkon të takohet me zonjën e parë të SHBA. Kjo e fundit duket se ka qëndruar gojëmbyllur për origjinën dhe familjen e saj dhe në fakt shumë pak dihet për të përveç origjinës sllovene dhe karrierës modeste si modele para martesës.
Por në një investigim dhe intervistë të gazetës GQ me Melanian në 2016 zbulohet sesi ajo ka një gjysmë-vëlla me të cilin nuk ka kontakte, por që tani kërkon të takohet me motrën më të vogël të humbur.
Denis Cigelnjak, tha se ka të njëjtin baba me Melania, Viktor Knavs – Knavs është emri i lindjes së Melanias.
Duke gjurmuar historinë nga filimi revista shkruan: “Ashtu si Donald Trump, Viktor Knavs nuk është vetëm një biznesmen ambicioz me interesa në pronat e patundshme, por dhe shumë sherrxhi kur është fjala për femrat në jetën e tij.
“Kur Viktor ishte vetëm një shofer, para se të martohej me Melania ai ishte njohur me një grua vendase të quajtur Marija Cigelnjak, e cila në shtator 1964 i tha Viktorit se ishte shtatzënë”.
Më tej thuhet: “Sipas dëshmisë së Cigelnjak në çështjen e gjatë gjyqësore, Viktori ofroi të martohej me të por ndryshoi mendje dhe i kërkoi të abortonte sepse fëmija nuk ishte i tij. Por një djalë lindi në maj 1965 dhe Marija paditi Viktor për mbështejen financiare të fëmijës.
“Viktor mohonte atësinë e fëmijës dhe tregonte në gjykatë detaje për kohën kur kishte bërë seks me Marija dhe ritmin e cikleve të saj menstruale. Ai kërkoi gjithashtu analiza gjaku. Por më në fund u provua se ai ishte babai biologjik i fëmijës, dhe tani Denisi kërkon të bashkohet me motrat e tij, edhe pse ka thënë se do të përzihet me familjen Trump.