Mediat italiane shkruajnë sot për biznesmenin në kërkim Rezart Taçi. Sipas tyre, ai ka depozituar plot 362 milionë euro në Singapor.
Shumë e madhe është depozituar në një bankë, ku ka zyrat edhe kompania Vetro Energy, me të cilën ai dështoi të merrte kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol.
Është mister se si e siguroi Taçi një shumë të tillë, pasi ai shpalli falimentin dhe nuk kishte as 6 milionë euro, për të paguar blerjen e klubit italian të Parmës.
Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.
Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.
Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim. Herën e fundit që është shkruajtur për të, Taçi strehohej në Zvicër, ndërsa për momentin nuk dihen shumë gjëra.