Tefta Radi është larguar nga Shqipëria pas vdekjes së bashkëshortit të saj, këngëtarit të njohur Françesk Radi.
Prej disa vitesh është vendosur në Melburn të Australisë, ku jeton së bashku me djalin dhe nënën e saj.
“Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës”- na thotë ajo me zërin e pangatërrueshëm duke iu dridhur. “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”- thotë Radi në një intervistë për gazetaren Entela Resuli.
LEXONI EDHE
Nuk ka nevojë për kirurgji! Ja se si të heqësh bunionet
Bone Control
Syri juaj do të shohë 100% pa operacion! Shkruani recetën
O Caps
Simptomat e prostatitit? Burrat duhet ta lexojnë këtë menjëherë!
Top Form
Kjo pomadë e lirë shëron prostatitin! Gjendet në çdo farmaci
Top Form
-Zonja Tefta, jeni larguar…?
Ndodhem në Melburn të Australisë, Entela. Kam dhimbjen e madhe me vete. Frankon e kam lënë aty. Jam ende shumë e rënduar shpirtërisht dhe e kam të pamundur të flas gjatë. Çdo sekondë jetoj me Frankon. Ndoshta nuk duhet të duheshim aq shumë sa diçka na ndau në mënyrë të rrufeshme pas një fundjave vërtet të bukur.
-Por di që jeni duke përgatitur një dokumentar për bashkëshortin tuaj, jetën e tij, na trego diçka më tepër?
Po, është e vërtet, do të jetë një dokumentar mbi jetën dhe krijimtarinë e tij artistike. Akuzat për shfaqje të huaja në kompozim, e interpretim me dëshmi e fakte autentike. Do të flitet për festivalin e 11, largimi nga Tirana pas këtij festivali edhe pse ishte punonjës i bendit të Gasper Çurçisë me kitarë, që në moshën 16 vjeçare.
Pjesë e dokumentarit është jeta dhe aktiviteti krijues në Pukë, angazhimi dhe njohja e instrumenteve të ndryshme popullore të veriut që u bënë lajtmotiv në krijimtarinë e tij artistike etj. Intervistuesit, personalitete të artist të muzikës sjellin figurën e Frankos jo vetëm si i pari kantautor, i talentuar krejt i veçantë në krijimtarinë e tij, por mbi të gjitha si njeri me dinjitet të spikatur që nuk ia dha kënaqësinë asnjë force politike për t’u përdorur prej tyre.
S’u bë urë e askujt, nuk u ankua kurrë për të shkuarën e tij, ndaj nuk u shpërblye me tituj as kur të gjithë menduam se kishte mbërritur demokracia, së cilës, falë bashkëpunimit me Agim Doçin, Alqi Boshnjakun, i këndoi me ironi e fabula problemeve sociale të kohës. Ashtu sikurse dhe finesa në këngët për dashurinë e diferenconin atë nga shumë krijues të tjerë, ashtu si dhe timbri i veçantë i zërit të tij.
-Zonja Tefta, ke reflektuar këto ditë për jetën dhe a ke një mesazh për njerëzit?
Nuk ka dhimbje më të madhe për një jetë të ngritur mbi dashurinë e vërtetë dhe sakrificat. Dashuria ime me Frankon ishte tejet e veçantë, ashtu si dhe vetë jeta e tij, e thjeshtë e larg zhurmave për të dalë mbi të tjerët. Larg interesave meskine e përfitimeve materiale. Ndoshta dhe një trysni e ushtruar ndër vite ndaj intelektualëve të vërtetë.
-Ju më thatë se kaluat një fundjavë të mrekullueshme me të, përpara se të sëmurej. Mund të na tregoni si ishte ajo ditë?
Një ditë e bukur si gjithë të tjerat. Një shëtitje në natyrë, një drekë tek Indriti në Mullet, së bashku me vëllain tim të ardhur nga Australia, nën shoqërinë e muzikantit Mark Luli me të shoqen. Pas kthimit në shtëpi punoi rreth 2 orë e gjysmë me orkestracionet e disa këngëve napoletane të cilat do t’i këndonte me tenorin Kastriot Tusha. Më vonë ndoqëm tek RAI koncertin e Loredana Pertes me artistët italianë në mbështetje të gruas. Dhe kështu pastaj, erdhi ai moment që mori Frankon përgjithmonë.
-Hemoragjia cerebrale po i merr jetën shumë personave… keni një mesazh për njerëzit?
Tashmë kam filluar të besoj tek fati. Gjithkush ka fatin e tij. Nuk kam mesazhe. Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkatërrua… Franko ishte vital, më trup atleti, u ndodh para tragjedisë së madhe, humbjes së parakohshme. Ndërkohë jeta për mua humb kuptimin e saj.
-Tani jetoni me djalin aty?
Po dhe me nënën. Për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve.
-Ka qenë problematike Shqipëria në këtë drejtim? Besoj këtu keni edhe shumë miq…
Historikisht, ndaj dhe çalon historia e kombit tonë. Kurrë si shohim dot ngjarjet bardh e zi. Natyrisht kam shumë miq më të cilët komunikoj çdo ditë. Kaluam jetën aty, bëmë për atë vend gjithçka kishim e dinim të bënin. Vlerësimet i kemi marrë nga njerëzit e thjeshtë. Kjo u pa edhe në lamtumirën e Frankos.
-Ishte i pakënaqur Franko kohët e fundit? Çfarë e mundonte?
Franko humbi vitet më të bukura dhe jo pak nga 1972, pas festivalit të 11 e deri në ‘90 kur këngët e tij u bënë hite dhe të parat videoklipe. La Tiranën dhe u nis drejt Fushë-Arrëzit. Nuk u ankua kurrë por brenda ndërgjegjja e tij vritej nga padrejtësia dhe titujt e dhënë pa kriter më së shumti për të pa merituarit. Shumë herë thoshte: Është turp të jesh mes tyre. Bëhesh pis.
-Doni të thoni që u ndje i pavlerësuar?
Nuk e ka matur kurrë vlerësimin me letra. Ngado që shkonte rrethohej nga dashuria njerëzore, po ato çka shikonte nuk e bënin indiferent. Franko nuk kërkoi kurrë dhe nga askush asgjë. Artisti matet me atë çka lë pas, emrin.
Keni ndonjë peng ne raport me të, po ai vete kishte?
Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor.
-Kishte vuajtur me parë nga ndonjë sëmundje apo i erdhi papritur kjo?
E papritur.
-Zonja Tefta, ju jeni larguar përfundimisht nga Shqipëria?
Jam rezidente e përhershme në Australi. Natyrisht edhe do të vij. Shqipëria është zemra jonë.