Ilir Meta mori votëbesimin për të qenë kryetar partie pa rival përballë, duke mos e shkëputur partinë nga tradita e votimit të liderit pa sfidant.
“Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive”, tha Meta para medieve.
Në rresht, anëtarët e Partisë së Lirisë, u ftuan të votojnë në fletën ku kishte vetëm një kandidat, por para se të vuloste fitoren plebishitare, Ilir Meta ndryshoi edhe programin politik dhe ekonomik të krijesës së tij duke ia kthyer timonin djathtas.
“Tashmë, bashkë me PD-në të, jemi të angazhuar për të bërë referendumin realitet. Sistemi i taksimit korruptiv të Rilindjes ka vendosur tatim mbi devidentin me masën 8 për qind. Rikthejmë taksën e sheshtë”.
I vetëdijshëm për peshën e vogël në Parlament, Ilir Meta kërkon të fitojë pushtet të shpejtë përmes zgjedhjeve të pranverës.
“100 për qind pushtet rilindas në Shqipëri asnjë këshilltar opozitar se gjen dot. Të nisemi drejt 14 majit, ditës së triumfit të pluralizmit mbi monizmin”.
Para se të vijnë zgjedhjet, opozitaret kanë dhe një plan B për të afruar pushtetit dhe ato janë protestat.
“Erdhi ora e ndëshkimit të merituar”, tha ai.