Dy ditë pas përkujtimit të 21 janarit, autori kryesor i kësaj masakre Sali Berisha thotë se Garda ka vepruar në përputhje me ligjin.
I ftuar në Opinion, Berisha ka treguar se gjatë protestës së 21 janarit të 9 viteve më parë, xhami i dritares së zyrës së tij është bërë vrimë nga plumbi.
“Asnjë prej tyre nuk është vrarë me urdhër. Në mënyrë absolute janë vrarë kur është qëlluar në ajër. Ata (Protestuesit) kanë qëlluar me çdo mjet. Unë kam qenë në zyrë dhe xhami i dritares sime është bërë vrimë nga plumbi.
Po e rrethove tjetrin matu mirë. Garda i ka qëlluar në përputhje me ligjin. Ligjin e kanë bërë socialistët. Ata (4 të vrarët) kanë marrë atë që kanë merituar”, ka thënë ndër të tjera i pa gjykuari Sali Berisha.