• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Masakër / Klinika Uzllova ku del i verbuar, si ia shuan pacientit syrin e shëndoshë, shtohen denoncimet. Rrëfimi: Çdo gjë bardhë, doktori rus më tha mos u mërzit…

13/11/2023
in Aktualitet, Dosja X
A A
Masakër / Klinika Uzllova ku del i verbuar, si ia shuan pacientit syrin e shëndoshë, shtohen denoncimet. Rrëfimi: Çdo gjë bardhë, doktori rus më tha mos u mërzit…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjekimi i pakujdeshëm dhe diagnoza e gabuar, sidomos nga klinikat private që rendin pas parasë, po shton gjymtimet dhe vdekjet te pacientët në Shqipëri.

Një nga klinikat që shquhet për denoncime nga pacientët është Klinika Uzllova, e cila e prezanton veten si lider për okulistikën në viset shqiptare.

Sa vjen e shtohet numri i denoncimeve ndaj kësaj klinike nga paciantë që kanë hyrë në operecion me shikim në një përqinje të caktuar, madje deri në 90 %, por që kanë dalë të verbuar.

Denoncohen për operacione masakër doktorët rusë Andrey Anatolevic Artemov dhe Andrey Valentinovic Zallatarevski.

Administrator i klinikës Uzllova është Hysen Rojba, i cili ka si të besuar Suzana Karagjozin, kryetare e shoqatës së Bashkatdhetarëve Rus në Shqipëri “ORSA”.

Dyshja kanë udhëtuar shpesh drejt Rusisë dhe janë monitoruar nga shërbimet si të dyshuar për spiunazh.

Klani i Suzana Karagjozit tek ORSA përbëhet nga Zoja Bozgo, Diana Mitrushi, Arjana Risilia, Jana Mataj dhe Ilir Myteveli, ku qarkullojnë financime ruse.

Po çfarë ndodh në klinikën Uzllova?

Sali Lela, pasi kishte shpenzuar 50 mijë euro për të kuruar dhe normalizuar shikimin, humbi syrin e shëndoshë tek Klinika Uzllova.

“Klinikat e tjera më thoshin që deri në moshën 25 vjeç mos e bëj ndërhyrjen, kurse doktori rus më tha që bëhet menjëherë. Kisha nevojë për oeprim tek syri i majtë dhe të vendosja lente. Operacioni u la pas dy javësh. Syri i djathtë kishte 80-90 % shikim. Ne thamë pse ta ngacmonim? Ai tha që që duhet të shkojnë të dy numrat në mënyrë të barabartë. të bëhen të dy kristalinat njësoj. shkova si në operacionin e parë, të njëjtat procedura. u futa në sallë, vazhdoi operimi, anestezia ishte totale, syri tjetër me anestezi lokale. Pasi ishte hapur syri më ka dalë anestezia. Aty kanë filluar dhimbje të forta, të padurueshme.

Më kanë lidhur këmbë, duar, më kanë mbajtur deri sa më kanë qetësuar dhe më kanë vendosur prapë anestezi. kam dalë pas 4 orësh. Kur ka dalë doktori u ka thënë familjarëve të mi që çdo gjë ka dalë me sukses, pastaj më kanë marrë për krahu familjarët dhe më kanë çuar në shtëpi se nuk isha në terezi. E shikoja dallimin mes syve. Kisha fryrje syri, kisha edhe shqetësime, ngacmime gjatë natës.

Shkova të nesërmen tek klinika, heq fashon, çdo gjë e bardhë. Nuk shihja asgjë, i thashë doktorit nuk shoh. Mos u mërzit tha se ka ngelur thjesht bebja e syrit e hapur. Do bëjmë gjilpëra në sy që ta mbyllim, kur bëra gjilpërën e tretë e nguli thellë brenda në sy dhe u nxi syri u mbush plot me gjak. Padiskutim tha që është faji i anestezistit që nuk të ka vënë dozën e duhur të anestezisë, kur takoj shefin më thotë tjetër për tjetër, nuk është faji jonë, as i anestezistit.

Doktori ndryshe më thotë kur është vetëm me mua, ndryshe kur jemi me shefin. një herë më thonë të ka plasur hemoragji, por nuk është e vërtetë. Pastaj tha jo nuk ka plasur hemoragji. nuk është faji jonë. as ne nuk e dimë si ka ndodhur. Por unë i thashë që të erdha me sy, me këmbët e mia, nuk më mori njeri për dore. Kam dokumente nga të gjitha klinikat që kam parë nga ky sy”, ka rrëfyer Sali Lela.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In