Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postim në “Twitter”, ai shkruan se sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.
“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel.
Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviç