Paris Saint Germain në ketë sezon me shume gjasa në kampionat nuk do të ketë vështirësitë e hasura vitin e kaluar, ku u befasua nga Lille, dhe me fitoren e sotme shkon 12 pikë nga vendi i dyte Rennes.
Por sot kryeqytetasit francezë nuk mund të buzëqeshin, sepse një nga yjet e saj, braziliani Nymar, ka pësuar një dëmtim vërtet serioz dhe të dhimbshëm, edhe thjesht për t’u parë.
Në pjesën e dytë, 29-vjeçari pas një kontrasti vuri keq këmbën që u kthye në një formë tërësisht jo natyrale. Lotët e kampionit brazilian ishin sinjali i një dëmtimi që mund t’i kushtojë shumë francezëve, veçanërisht në Champions League.
Vetë Neymar postoi më vonë një status në Instagram ku i premton 165 milionë personave që e ndjekin aty se “do të rikthehet më i fortë se më parë”.