GRUPI D KOMBINIMET
* Republika Çeke mbetet e para nëse nuk humbet dhe kualifikohet si e dyta nëse mundet nga Anglia dhe Skocia fiton ose barazon
* Anglia rrezikon të jetë e treta me gola nëse humbet dhe Skocia fiton.
* Kroacia duhet të fitojë për tu kualifikuar mes të tretave më të mira, edhe pse mund të kalojë çekët me diferencë golash.
GRUPI E KOMBINIMET
* Suedia është e kualifikuar dhe me fitore ndaj Polonisë është e para. Nëse Suedia humbet dhe Sllovaki-Spanjë mbyllet në barazim: suedezët, Sllovakia dhe Polonia kualifikohen me 4 pikë. Suedia do renditet e treta.
* Spanja kualifikohet nëse fiton me Sllovakinë. Me barazim renditen në vendin e tretë, por duhet që Polonia të mos fitojë.
* Polonia kalon si e dyta nëse fiton dhe Sllovaki-Spanjë nuk del barazim.
GRUPI F KOMBINIMET
* Franca është e kualifikuar. Nëse humbet dhe Hungaria fiton, vendi i dytë do të përcaktohet nga golavarazhi i përgjithshëm.
* Gjermania kualifikohet edhe me barazim. Do ta mbyllnin në krye nëse Franca nuk fiton. Nëse barazojnë dhe Franca fiton, Gjermania do ishte e treta. Të tretët edhe nëse humbasin, por humbet edhe Portugalia.
* Portugalia kualifikohet me fitore, barazim ose humbje 1-0. Fitojnë grupin me 3 pikë dhe nëse Gjermania nuk fiton. Eliminohen nëse humbasin e mposhtet edhe Gjermania.
* Hungaria kualifikohet si e dyta nëse fiton dhe Portugalia humbet. Nëse hungarezët fitojnë dhe Franca humbet, vendi i dytë do të përcaktohet nga diferenca e golave. Hungaria do të pozicionohej e treta nëse fiton me Gjermaninë dhe Portugali-Francë përfundon barazim.