Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla ka dhënë dëshminë e tij përpara prokurorit të SPAK Ened Nakuçi.
Ai është paraqitur në Prokurori rreth orës 17,15 dhe ka qëndruar atje për më shumë se një orë.
I shoqëruar nga avokati i tij Petrit Ismaili, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 18.30. Por nuk ka komentuar për gazetarët që e prisnin të hyrje të institucionit.
“‘Do të kemi kohë të bisedojmë herë tjetër, sot nuk kam koment. Komentet i kam në prokurori. E ka në dorë drejtësia“, ka thënë ai për mediat.
I rezervuar para media ishte po ashtu edhe avokati i tij mbrojtës Petrit Ismaili, i cili tha vetëm se Alla nuk ka pranuar asgjë në Prokurori dhe se pritet që situata të sqarohet.
“Pritet të sqarohet, absolutisht nuk e pranon, por që do sqarohet situata patjetër”, tha avokati.
Por mësohet se Alla ka deklaruar në Prokurori se nuk është pjesë e videos.
Në këtë mënyrë Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurat për të zbardhur ngjarjes.
Një ditë më parë gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik.