Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës për të pushuar çështjen në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD.
Më 13 janar, gjykatësi Lazër Sallaku duke mbyllur sytë para prova dhe fakteve të pranuar dhe nga të akuzuarit e pezulloi çestjen… për mungesë provash. Ky vendim u konsiderua skandaloz nga opinioni dhe shumë specialitë dhe juristë. Megjithëse prokuroria e katandisi kokoshin në një thel, nga lobimi me para nga kompani ofshore kërkoi që dosja të hetohej për falsifikim dokumentesh, por gjykatësi Lazër vendosi ta pushojë edhe palohetimin e nisur ndaj kryedemokratit për “falsifikim dokumentesh”, në lidhje me lobimin e kryer nga PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo u shoqërua me entuziazëm dhe brohoritje nga SHQUP-i duke i bërë elozhe Lazërit, si njeri që i duhej dejtësisë. Mirëpo Prokuroria e Tiranës e drejtuar dhe Elizabeta Ymeraj, që në ndryshimin e akuzës nga dy prokurorët e çeshtjes shprehu kundërshtimin e saj, duke e rikthyer për plotësim dhe hetim me detaje dhe dëshmitarë të pyetur për çeshtjen.
Konflikti mes prokurorve prodhoi një dosje të cunguar, ku njëri i binte gozhdës dhe tjetri patkoit. Apelimi duke dërguar prova dhe fakte dhe duke ndryshuar objektin e gjykimit, ka vënë në pozitë të vështirë drejtësin por edhe Lulin që i ka ngrirë buzqeshja në buzë deri në një vendim nga një trup tjetër gjyqtarësh. /Ekskluzive.al