Pak ditë më parë Silvio Berlusconi vendosi që të martohej në një ceremoni private, me deputeten e partisë Forza Italia Marta Fascina, vetëm 32-vjeçare.
Por sot në mediat italiane po qarkullon me shpejtësi lajmi se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sipas “Vanityfair”, thuhet se Fascina mund të jetë shtatzënë dhe se Berlusconi do bëhet në moshën 86-vjeçare.
Deri më tani ky lajm nuk është komentuar nga çifti. Kujtojmë se Berlusconi është baba i pesë fëmijëve nga dy martesa dhe gjysh me 12 nipër e mbesa.