Krismat e armës në komisariati numër tre kanë habitur banorët e zonës dhe kalimtarë. Pas pak është marrë vesh se çfarë ka ndodhur . Një sherr midis dy kolegëve ka përfunduar në nxjerrjen e armëve.
Njëri nga punonjësit është qëlluar me pesë plumba dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë arrestuar agresorin duke e mbyllur në dhomat e izolimit. Priten informacione të reja nga policia e shtetit dhe prokuroria.