Ditën e sotme, krejt papritur kanë dhënë “dorëheqjen” Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Sokol Mëngjesi dhe dy zv. Dekane Ejona Bardhi dhe Armela Kromiçi.
Burime për ekskluzive.al pohojnë, se në fakt dorëheqja e tyre ka qenë një shkarkim nga ana e Rektorit Artan Hoxha, pasi dyshohet se këta persona janë të përfshirë në korrupsion.
Dorëheqja e detyruar e dekanëve erdhi krejt papritur për personelin akademik, i cili përmes një email zyrtarë kanë njoftuar largimin e tyre.
Ky fakultet në drejtimin e Rektorit Artan Hoxha është lakuar disa herë për skandale nga emërimet nepotike deri tek revista propagandistike partiake që reklamohen nga FD.